Goca & Gra/ A i shkruajnë shumë gratë? Rrëfimi i imamit viral të rrjeteve sociale Ahmed Kalaja: Njërën prej tyre e denoncova në polici, më përndiqte “Nuk kam as 300, as 30 apartamente dhe as 3 apartamente. Nuk kam as jahte, as limuzina dhe as helikopterë”, me këtë deklarim, duke hedhur poshtë akuzat për fshehje pasurie, ish-zëvendës kryeministrja Belinda Balluku theu heshtjen.
Për herë të parë pasi u mor e pandehur nga SPAK në Tetor 2025, refuzimin për të komentuar e argumentojë me faktin pasi sipas saj ç’do çështje juridike nuk zgjidhet në mediat sociale apo ekrane televizive.
Artikuloi zero akuza ndaj prokurorëve, të cilët po e hetojnë dhe i kanë kërkuar Kuvendit autorizim për arrestim.
“Nuk do të më dëgjoni kurrë që të përmend prokurorë dhe gjyqtarë, pasi unë besoj që ata duhet të bëjnë detyrën e tyre, ashtu siç e kam bërë edhe unë. Unë nuk kam dhe nuk kam pasur kurrë lidhje me korrupsionin dhe nxis që hetimi që ka nisur prej muajsh për mua dhe nuk e kam penguar kurrë, të vijojë për të nxjerrë të vërtetën në sipërfaqe”, tha Balluku.
Zonja Balluku kategorikisht mohoi çdo akuzë ndaj saj si e përfshirë në korrupsion duke e konsideruar si gjyq publik për të cilin hodhi paralele me atë të gjyshit të saj Beqir Balluku në komunizëm.
“Por të gjitha këto janë pjesë e një gjyqi publik, i cili fatkeqësisht bëhet me lehtësinë më të madhe në këtë vend. Por me thënë të drejtën unë jam rritur me gjyqet publike dhe ndoshta kurrizi ma mban më shumë se çdokush tjetër gjyqin publik, pasi jam trajnuar dhe kalitur që e vogël”, u shpreh ajo.
Pak përpara se zbriste shkallët e ministrisë të infrastrukturës dhe energjisë renditi disa keqardhje.
“Më vjen keq që situate ime personale ka krijuar vonesa në procese jetësore që ministria duhet të performojë. Më vjen keq që kam ngarkuar qeverinë shqiptare në këto muaj me një peshë që nuk e Meriton, për shkak të rezultateve që kjo qeveri ka sjellë në këto 12 vite”, deklaroi Balluku.
Teksa e quajturi pasardhësin Enea Karaci, si zgjedhjen e duhur, më një zë që nisi të dridhej dhe qartësisht me lot në sy, artikuloi këtë mesazh për skuadrën me të cilën punoi këto vite.
“Fjalët do t’i marri gjithmonë era, ndërkohë që veprat dhe punët do të ngelen gjithmonë aty. Shumë faleminderit ju jam mirënjohëse për të gjithë këtë rrugëtim që kemi bërë bashkë, ju falenderoj”, mbylli fjalën e saj
Belinda Balluku u largua nga posti i zv.kryeministres dhe u zëvendësua nga Albana Kociu prej Kryeministrit Rama pasi Gjykata Kushtetuese la në fuqi kërkesën e pezullimit nga detyra të kërkuar nga SPAK që e akuzon për shkelje të barazisë në tendera.
Deklarata e Ballukut:
“Është kënaqësi dhe emocion i veçantë që të jem me ju dhe duhet thënë që çdo rrugëtim ka fillimin dhe fundin e tij. Sot jam këtu për t’i vënë një fund këtij rrugëtimi që kemi bërë së bashku, por me gjurmë të jashtëzakonshme për infrastrukturën. Dua të them që kam qenë me fat që këtë rrugëtim e kam bërë me ju. Burra dhe gra të përkushtuar për të realizuar vizionin e një lideri të madh siç është Edi Rama.
Më vjen mirë që gjatë këtij rrugëtimi jemi përballur me vështirësi sfiduese që na kanë bërë të fortë. Kanë ngritur skuadrën më të mirë dhe më profesionale. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është shembull sesi një skuadër ia del të çojë përpara vepra të cilat mendoheshin të parealizueshme. Nuk më ndihmon fare t’ju shoh përballë me emocion. Në krahun tim është ulur një prej jush dhe do desha të thoja dy fjalë sa i përket kapitalit human që për qeverinë shqiptare është aseti më i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm. Në krahun tim kam ministrin e ri që sapo është betuar.
Unë besoj se çdo çështje juridike nuk zgjidhet as në media sociale, as në banaqe mediatike por duhet të ketë rrjedhën e saj siç e parashikon kushtetuta apo ligji. Kam zgjedhur të mos analizoj, të mos komentoj dhe të jem konsistente në qëndrimin tim sa i takon drejtësisë.
Nëse do t’i ktheheni deklaratave të mia nuk do gjeni kurrë një deklaratë të kundërshtojë tjetrën. Besoj se drejtësia e re do të jetë e lirë dhe e pavarur, si produkt i vizionit të Edi Ramës. Ajo reformë u krye për t’i kthyer besimin qytetarëve te një drejtësi e drejtë. Unë besoj te kjo drejtësi, nuk do anatemoj kur kjo drejtësi prek interesat e mia personale.
Prokurorë e gjyqtarë do bëjnë detyrat e tyre pa ndikuar nga gjyqet publike, nga të pavërtetat apo gënjeshtrat. Hetimi që ka nisur prej muajsh nuk e kam penguar kurrë as në pozicionin tim si ministër apo si qytetare e Republikës. Drejtësia të vijojë të nxjerrë të vërtetën. Nuk kam as 300, as 30 apartamente.
Nuk kam as limuzina as jahte as helikoptere. Të gjitha këto janë pjesë e një gjyqi publik që bëhet me lehtësinë me të madhe këtë por për të thënë të drejtën unë jam rritur me gjyqe publike.
Ndoshta kurrizi ma mban sepse jam trajnuar dhe kalitur që e vogël. Unë di të bëj punën time. Kam ngarkuar qeverinë shqiptare me një peshë që nuk e meriton për shkak të rezultateve që kjo qeveri ka sjellë”-u shpreh Balluku.
Top Channel