LIVE/ Një javë luftë në Lindjen e Mesme, forcat amerikane fundosin transportuesen iraniane të dronëve. Izraeli godet 26 herë Bejrutin. Trump: Pas Iranit e ka radhën Kuba 06/03 22:53
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, bëri thirrje të premten për “negociata serioze diplomatike” për të ndaluar luftimet në Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar se “rreziqet nuk mund të jenë më të larta”.
“Të gjitha sulmet e paligjshme në Lindjen e Mesme dhe më gjerë po shkaktojnë vuajtje dhe dëme të jashtëzakonshme për civilët në të gjithë rajonin dhe paraqesin një rrezik të madh për ekonominë globale, veçanërisht për njerëzit më të prekshëm”, tha Guterres në një deklaratë .
“Situata mund të dalë jashtë kontrollit të kujtdo”, tha shefi i OKB-së. “Është koha për të ndaluar luftimet dhe për të filluar negociata serioze diplomatike.”
Top Channel