SHBA-të shkatërrojnë një transportuese iraniane dronësh, gjenerali amerikan: Do ta fundosim të gjithë marinën e regjimit

06/03/2026 08:11

Ushtria amerikane ka goditur një transportues dronësh iranianë, sipas një deklarate nga Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM), e cila tha se anija tani është përfshirë nga flakët.

Sulmi është pjesë e operacioneve të vazhdueshme të SHBA-së kundër Iranit. CENTCOM njoftoi në një postim në platformën X se forcat amerikane goditën një transportues dronësh iranian, i cili u përshkrua si një anije me madhësinë e një transportuesi aeroplanësh të Luftës së Dytë Botërore.

“Forcat amerikane nuk do të hezitojnë të përfundojnë misionin e fundosjes së të gjithë marinës iraniane”, shkruhej në postim.

Sipas të njëjtës deklaratë, anija u godit dhe tani është në flakë. CENTCOM nuk dha detaje të mëtejshme se ku ndodhi sulmi.

Megjithatë, deklarata vjen pas deklaratave të kreut të Komandës Qendrore Amerikane, Admiral Brad Cooper, në lidhje me progresin e operacioneve ushtarake.

Admirali Brad Cooper ka thënë më parë se forcat amerikane kishin fundosur më shumë se 30 anije detare iraniane, përfshirë transportuesin e dronëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB