Një qytetar në Sarandë ka dhënë një shembull të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, duke dorëzuar në polici një çantë të humbur me 17 mijë dollarë dhe dokumente personale.
Sipas Policisë, shtetasi me inisciale R. Sh. ka gjetur çantën ditën e djeshme dhe është paraqitur menjëherë në Komisariatin e Policisë Sarandë për ta dorëzuar.
Brenda çantës ndodheshin dokumentet personale të shtetases ukrainase L. K., si dhe një shumë monetare prej 17 000 dollarësh.
Njoftimi i policisë:
Shembull i ndershmërisë dhe vlerave qytetare.
Një gjest i ndershëm qytetar ka bërë të mundur kthimin e një shume të konsiderueshme parash dhe dokumentesh të humbura tek pronarja e tyre.
Ditën e djeshme, shtetasi R. Sh., duke treguar integritet dhe përgjegjshmëri të lartë qytetare, ka gjetur një çantë të humbur dhe është paraqitur menjëherë në Komisariatin e Policisë Sarandë për ta dorëzuar atë.
Brenda çantës ndodheshin dokumentet personale të shtetases ukrainase L. K., si dhe një shumë monetare prej 17 000 dollarësh.
Falë këtij veprimi shembullor dhe reagimit të menjëhershëm e profesional të shërbimeve të Policisë Sarandë, u bë i mundur identifikimi dhe kontaktimi i shtetases L. K., së cilës iu dorëzuan sot dokumentet dhe shuma e parave.
Ky rast përbën një shembull domethënës të ndershmërisë dhe përgjegjshmërisë qytetare, si edhe të bashkëpunimit të besueshëm mes qytetarëve dhe Policisë, që kontribuon në forcimin e sigurisë dhe të besimit në komunitet.
Policia e Shtetit falënderon shtetasin R. Sh. për veprimin e tij të ndershëm dhe qytetar, duke e vlerësuar këtë gjest si një shembull të vlerave që meritojnë të promovohen dhe të ndiqen nga të gjithë.
Top Channel