PS i drejtohet Sekretariatit të Etikës, kërkon përjashtimin nga punimet e Kuvendit të Klevis Balliut dhe Gazment Bardhit
06/03/2026 17:32
Pas opozitës, Sekretariatit të Etikës ju drejtua të premten edhe Partia Socialiste.
Deputetët socialistë kërkojnë përjashtimin nga seancat plenare të dy ligjvënësve demokratë, Klevis Balliu dhe Gazment Bardhi.
Burime nga grupi i PS bëjnë me dije për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu bëjnë me dije se socialistët kërkojnë që deputeti Balliu të përjashtohet 30 ditë nga punimet e Kuvendit, pas konfrontimit me kreun e grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Ndërsa për kreun e grupit demokrat, Gazment Bardhi kërkohet përjashtimi me 10 ditë nga Kuvendi për gjuhën fyese në seancën e tensionuar të së enjtes.
Top Channel