LIVE/ Një javë luftë në Lindjen e Mesme, forcat amerikane fundosin transportuesen iraniane të dronëve. Izraeli godet 26 herë Bejrutin. Trump: Pas Iranit e ka radhën Kuba 06/03 22:53
Një zyrtar iranian i dërgoi një paralajmërim të fortë Evropës, duke theksuar se nëse ata marrin pjesë në luftë, do të bëhen “objektiva legjitime”.
Në një intervistë me France24, zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Majid Takht-Ravanchi, tha se nëse ndonjë vend “bashkon forcat me Amerikën dhe Izraelin në agresion kundër Iranit, ai do të jetë gjithashtu një objektiv legjitim për hakmarrjen e Iranit”.
Ai tha se zyrtarët iranianë po “negocionin me mirëbesim” me SHBA-në, duke shtuar se “raundi i fundit i bisedimeve në Gjenevë të enjten e kaluar ishte i suksesshëm” përpara se qeveria amerikane të shtunën “me ndihmën e regjimit izraelit” të sulmonte Iranin.
Top Channel