1 javë pas nisjes së konfliktit në Lindjes e Mesme dhe shtrenjtimit të naftës edhe në vendin, qeveria pritet të zhvillojë një takim me operatorët e tregut të karburanteve ditën e hënë.
Për të dytën herë radhazi çmimi i naftës në Shqipëri vetëm brenda pak ditësh ka ndryshuar sërish. Pikat e tregtimit me shumicë kryesisht në kryeqytet ndryshuan vlerat në tabelat e tyre të shitjes këtë të premte.
Duke i vendosur një çmim të ri të naftës me një maksimale që varion nga 182 deri në 184 lekë për litër nga 175-179 lekë që tregtohej ditët e mëparshme.
Kjo rritje e çmimit sipas operatorëve në treg vjen pas rritjes së mëtejshme të çmimeve të naftës në bursë si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme.
Konkretisht 1 fuçi naftë bruto në bursë ka arritur në 91 dollarë. Rritja më e lartë që prej fillimit të konfliktit teksa më parë tregtohej edhe në vlerat e 70 dollarëve për fuçi. (Foto)
Edhe të dhënat e doganave tregojë se çmimi i naftës së importuar me referencë çmimet e bursës PLATTS është rritur nga 888 dollarë për ton në 2 mars në 1112 dollar për ton në datën 5 mars. (Foto)
Çmimi i naftës në Shqipëri vijon të mbetet i lartë edhe se në 1 litër rëndojnë brenda 4 taksa si akciza, taksa e karbonit dhe qarkullimit si dhe tvsh-ja 20% duke arritur një çmim vetëm taksa nga 100-110 lekë/litër.
Top Channel