“Mos e votoni”/ Banorët e fshatrave të Bulqizës hyjnë me forcë në Bashki, kundërshtojnë ndërtimin e një HEC-i

06/03/2026 15:26

Gjatë ditës së sotme banorë të fshatrave Koçaj, Kokërdhak, Kodra e Dani, protestuan këtë të premte para Bashkisë së Bulqizës.

Këtë premte ishte parashikuar që në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ishte parashikuar pika për heqjen nga fondi pyjor e kollutave të gjurmës ku do të kalonte rrjeti i tubacionit dhe ndërtimi i godinës. Pikërisht për këtë banorët hynë me forcë në ambientet e bashkisë për t’i kërkuar këshillit bashkiak të mos e votojë. Kjo bëri banorët të priten në takim nga Kryetarja e Bashkisë Festime Mjeshtri. Në takimin me banorët Mjeshtri nuk pranoi mediat duke aktivizuar administratën për largimin me forcë. Banorët thanë se morën premtim mbështetje nga kryebashkiakja, ndërsa deklarojnë se do ta bllokojnë me çdo çmim ndërtimin e HEC-it.

Kjo nuk është hera e parë që banorët e këtyre fshatrave bëhen bashkë në mbrojtje të pronës publike. Në vitin 2018 ndaluan forcërisht shfrytëzimin e malit të bardhë nga një kompani që donte ta shfrytëzonte për prodhim peleti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB