Astronomët kapin “fantazmën” e një shpërthimi të fuqishëm kozmik për herë të parë
Lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e shtatë që nga sulmi i parë izraelit në zemër të Teheranit.
Shkëmbimet e zjarrit mes palëve kanë vijuar me ritme intensive edhe pse kapaciteti ofensiv i Iranit është reduktuar ndjeshëm.
Forcat amerikane njoftuan sot se kanë fundosur një transportuese dronësh iranianë, teksa gjenerali i Komandës Qendrore Amerikane ka deklaruar se nuk do të ndalen deri sa të eliminojnë plotësisht marinën detare të Iranit.
Izraeli ndërkohë e ka përqendruar vëmendjen në Liban, ku ka goditur pozicionet e Hezbollahut. Sipas forcave mbrojtëse të Izraelit (IDF) Beiruti u sulmua 26 herë dhe një prej shënjestrave ishte edhe Këshilli Ekzekutiv i Hezbollahut.
Përditësimet live, 6 mars 2026
21:22 SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan
Teksa lufta hyn në javën e dytë, Shtetet e Bashkuara paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, duke bërë gati të përdorin bombarduesin më të madh amerikan, që është i aftë të mbajë 24 raketa.
21:19 Lufta në Lindjen e Mesme, plagoset në kufirin Izrael-Liban djali i ministrit izraelit
Djali i ministrit të Financave të ekstremit të djathtë izraelit, Bezalel Smotrich, u plagos lehtë pranë kufirit izraelito-libanez.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, bëri thirrje të premten për “negociata serioze diplomatike” për të ndaluar luftimet në Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar se “rreziqet nuk mund të jenë më të larta”.
20:39 Paralajmëron zyrtari iranian: Evropianët janë objektiva legjitime nëse bëhen pjesë e luftës
Një zyrtar iranian i dërgoi një paralajmërim të fortë Evropës, duke theksuar se nëse ata marrin pjesë në luftë, do të bëhen “objektiva legjitime”.
20:37 Grup i armatosur kurd goditet me dronë dhe raketa në Irakun verior
Një seli e forcave të sigurisë që i përket grupit të armatosur kurd Partia e Lirisë së Kurdistanit (PAK) u godit nga një sulm me dron të premten pasdite, sipas mediave shtetërore iraniane dhe të konfirmuara nga një zëdhënës i grupit.
Lufta që Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën kundër Iranit në orët e para të së shtunës së kaluar ka hyrë në javën e saj të parë, mes sulmeve të vazhdueshme ajrore në Teheran dhe qytete të tjera iraniane, si dhe kundërpërgjigjeve në territore izraelite dhe në disa vende të Lindjes së Mesme.
19:20 Gjermania tërheq personelin nga ambasada e saj në Bagdad, nis transferimi drejt Jordanisë
Presidenti Donald Trump njoftoi sot se Shtetet e Bashkuara po evakuojnë mijëra njerëz nga vende të ndryshme të Lindjes së Mesme për shkak të konfliktit ushtarak midis Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit.
19:01 Lufta në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon bunkerin e Khameneit në Teheran
Ushtria izraelite vazhdon të shënjestrojë udhëheqësit iranianë. Sipas deklaratave të veta, ushtria sulmoi bunkerin ushtarak nëntokësor të kreut të ndjerë të shtetit dhe udhëheqësit fetar, Ajatollah Ali Khamenei, me 50 avionë luftarakë.
Në një intervistë me CNN të premten, Donald Trump tha se është i hapur ndaj mundësisë së një udhëheqësi fetar në Iran, “në varësi të atij që është”, dhe për sa kohë që ai sillet mirë ndaj SHBA-së dhe Izraelit.
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka paralajmëruar se lufta në Lindjen e Mesme nuk duhet të çojë në shembjen e shtetit iranian, duke theksuar se një skenar i tillë mund të ketë pasoja serioze për Evropën, veçanërisht në fushën e sigurisë, energjisë dhe migrimit.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, përballet me një sfidë të vështirë për të ruajtur aleancën me presidentin amerikan Donald Trump, ndërsa vendi i saj përgatitet për një referendum me rreziqe të larta më 22-23 mars, ku sondazhet sugjerojnë se Meloni mund ta humbasë.
Që nga fillimi i luftës në Lindjen e Mesme, gati 24,000 qytetarë amerikanë janë kthyer në Shtetet e Bashkuara, sipas një zyrtar i Departamentit të Shtetit të SHBA-së.
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka deklaruar se përshkallëzimi në Lindjen e Mesme dhe lufta e Izrael kundër Iranit me mbështetjen e United States është “një gabim i madh”.
17:30 Video/ Momenti kur një shkollë u bombardua në qytetin Qazvin, Iran, në ditën e parë të luftës
Momenti kur një shkollë djemsh në qytetin verior iranian të Qazvinit u bombardua gjatë ditës së parë të një sulmi ajror të përbashkët SHBA–Izrael është kapur nga kamerat e sigurisë së institucionit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se nuk do të ketë marrëveshje me Iranin përveç një “dorëzim pakushte”.
Greqia do të ndihmojë edhe Bullgarinë në mbrojtjen antibalistike ndaj një kërcënimi të mundshëm nga Irani.
12:05 Pas Iranit, e ka radhën Kuba, paralajmëron Trump: Shumë shpejt do të ketë ndryshime në ishull
Kuba po përballet me një krizë të thellë ekonomike, dhe ndryshimet politike mund të ndodhin në një të ardhme të afërt në ishull, pohoi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për Politico.
Qytetarët e Tel Avivit e kanë nisur ditën e sotme me kaos e tension, pas një sulmi iranian. Korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe i cili ndodhet në terren raporton se kryeqyteti izraelit u shënjnestrua mëngjesin e ditës së sotme nga 5 raketa iraniane.
Lufta në Iran ka shkaktuar një “rritje të ndjeshme të kërkesës” për produktet energjetike ruse, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
11:21 Greqia i vjen në ndihmë Bullgarisë, dërgon raketa Patriot për mbrojtje antibalistike
Greqia do të ndihmojë edhe Bullgarinë në mbrojtjen antibalistike ndaj një kërcënimi të mundshëm nga Irani. Njoftimin e ka bërë ministri grek i Mbrojtjes, pas një bisede telefonike me homologun bullgar Atanas Zapryanov.
Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, tha se konflikti me Iranin nuk do të jetë i shkurtër dhe mund të zgjasë të paktën gjashtë deri në shtatë javë. “Forcat e armatosura iraniane kanë gjithashtu aftësinë të rezistojnë për disa ditë të tjera, këto do të jenë ditë të vështira”, shtoi Tajani.
Qytetarët e Tel Avivit e kanë nisur ditën e sotme me kaos e tension, pas një sulmi iranian. Korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe i cili ndodhet në terren raporton se kryeqyteti izraelit u shënjnestrua mëngjesin e ditës së sotme nga 5 raketa iraniane.
Katër burra, të dyshuar për mbikëqyrjen e komunitetit hebre në Londër, janë arrestuar ditën e sotme me dyshimin për spiunazh në favor të Iranit, njoftoi Policia Metropolitane e Londrës. Të arrestuarit, një iranian dhe tre me shtetësi të dyfishtë britanike-iraniane, dyshohet se kanë ndihmuar shërbimin e inteligjencës së jashtme të Iranit, duke shkelur Aktin e Sigurisë Kombëtare të Britanisë, sipas policisë.
Gjenerali i forcave speciale të Gardës Revolucionare të Iranit, Esmail Qaani, dyshohet se është ekzekutuar pasi u akuzua për spiunazh në favor të shërbimit sekret izraelit Mossad. Sipas raportimeve në mediat e huaja, Qaani u akuzua për bashkëpunim me inteligjencën izraelite dhe më pas u ekzekutua.
10:13 Tensionet në Lindjen e Mesme, mediat ndërkombëtare: Hezbollahu mund të sulmojë Izraelin edhe nga territori sirian
Hezbollahu po përpiqet të zhvillojë sulme ndaj Izraelit jo vetëm nga territori libanez, por edhe nga Siria. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, qeveria e Damaskut ka udhëzuar komandantët në terren të kundërshtojnë çdo qelizë që synon të kryejë operacione kundër Izraelit nga Siria, në kuadër të mbështetjes së saj për Iranin në luftë
Operacioni ushtarak i Izraelit kundër Iranit po rrit ndjeshëm mbështetjen për kryeministrin Benjamin Netanyahu brenda vendit, por njëkohësisht po krijon tensione dhe polemika në Shtetet e Bashkuara, aleatin kryesor të Izraelit.
Vrasja e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është përshkruar si një operacion i kryer me kujdes të lartë strategjik dhe elemente surprizë, që sipas raportimeve nxori në pah përdorimin e teknologjisë moderne dhe të luftës psikologjike.
Komuniteti i Akrotirit, në Limasol të Qipros, është shndërruar në një qytet fantazmë, ndërsa tensionet në rritje në Lindjen e Mesme sjellin pasiguri dhe frikë në të gjithë rajonin. Siç raporton gazeta spanjolle El País, skena në Akrotiri ditët e fundit ka qenë çuditërisht e qetë: tavolinat në taverna dhe kafene mbeten gati për klientët, por bizneset janë të mbyllura dhe rrugët janë pothuajse të shkreta.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar mbështetje specifike në mbrojtjen kundër dronëve “Shahed” në rajonin e Lindjes së Mesme.
Sulmet ajrore amerikano-izraelite dhe një fushatë intensive bombardimesh në Teheran, në orët e para të mëngjesit, kanë shënjestruar edhe kompleksin e Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.
08:14 Izraeli godet dhjetëra objektiva në Bejrut, mes tyre selinë e Këshillit Ekzekutiv të Hezbollahut
Forcat izraelite kanë deklaruar se gjatë natës kanë goditur dhjetëra objektiva të lidhura me Hezbollahun në Bejrut. Sipas ushtrisë izraelite, në shënjestër kanë qenë disa ndërtesa shumëkatëshe që pretendohet se përdoreshin nga organizata për aktivitete ushtarake.
Ushtria amerikane ka goditur një transportues dronësh iranianë, sipas një deklarate nga Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM), e cila tha se anija tani është përfshirë nga flakët.
Vendosja e trupave tokësore amerikane në Iran nuk do të ishte gjë tjetër veçse një “humbje kohe”, tha mbrëmë në një intervistë telefonike me NBC News presidenti amerikan, Donald Trump duke e konsideruar të panevojshme masën.
07:23 Iranianët sulmojnë Abu Dhabin dhe Dubain me dronë dhe raketa, godasin edhe Tel Avivin
Emiratet e Bashkuara Arabe përjetuan një natë tensioni të lartë pasi Irani ndërmori sulme me dronë dhe raketa ndaj qyteteve Dubai dhe Abu Dhabi, duke rritur më tej frikën për përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Top Channel