Shtyhet gjyqi për kryebashkiakun Kristian Shkreli/ “Kam komunikuar për çështje të tjera puna”, zbardhen deklaratat e dëshmitarëve në seancë Një konflikt mes të miturish në një shkollë në Shënavlash të Durrësit.
5-6 nxënës mësohet se janë përfshirë në një konflikt dhe ka ndërhyrë oficeri i sigurisë së shkollës, ndërsa është njoftuar policia.
“Rreth orës 09:30, në shkollën e fshatin Shënavlash, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin disa nxënës të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç. Me ndërhyrjen e mënjehershme të oficerit të sigurisë dhe stafit pedagogjik, është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit. Nga konflikti është dëmtuar lehtë një 15-vjeçar.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në ambientet e shkollës dhe i kanë shoqëruar të miturit në ambientet e Komiariatit të Policisë, për veprime të mëtejshme.
Të gjitha veprimet po kryhen në drejtimin e Prokurorisë, në prani të psikologut, përfaqësuesit ligjor, oficerit të sigurisë, përfaqësuesit të stafit pedagogjik dhe prindërve të nxënësve”-njoftoi policia.
Top Channel