“Kisha halle në familje”/ Thyhet para hetuesve Luan Maçi që grabiti pikën valutore: Nënën e kam sëmurë
06/03/2026 11:51
Thyhet para hetuesve Luan Maçi. I vënë përballë provave Maçi ka bashkëpunuar me policinë duke thënë se grabitjen e ka kryer ai dhe armën që përdori për kërcënimin e punonjëses së exchange e ka hedhur në një pusetë pas ngjarjes.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton se sipas 42- vjeçarit ngjarja ka ndodhur për shkak të vështirësive ekonomike që ndodhej familja e tij. Ai kishte borxhe dhe nënën sëmurë.
Në 7 orët e arratisë ai kishte shpenzuar gjysmën e shumës së grabitur.
Për të fshehur identitetin ai kishte bërë ndryshime në pamje duke hequr mjekrën që të mos kishte përputhje me imazhin e kapur nga kamerat e qendrës tregtare.
Top Channel