Nga vrasja e qenit të saj te avionët luksozë/ Sekretarja e Sigurisë në SHBA u shkarkua pas polemikave të shumta, gjashtë ngjarjet e bujshme të Kristi Noem
Katër persona janë arrestuar ditën e sotme me dyshimin për spiunazh në favor të Iranit, njoftoi Policia Metropolitane e Londrës.
Sipas policisë, të arrestuarit, një iranian dhe tre me shtetësi të dyfishtë britanike-iraniane, dyshohet se kanë ndihmuar shërbimin e inteligjencës së jashtme të Iranit, duke shkelur Aktin e Sigurisë Kombëtare të Britanisë.
“Arrestimet e sotme janë pjesë e një hetimi të gjatë dhe tregojnë punën tonë të vazhdueshme për të ndërprerë aktivitetin keqdashës aty ku dyshojmë”, tha kreu i policisë kundër terrorizmit në Londër.
“Ne e kuptojmë shqetësimin e publikut, veçanërisht të komunitetit hebre, dhe si gjithmonë u kërkojmë atyre të qëndrojnë vigjilentë. Nëse shohin ose dëgjojnë diçka të dyshimtë, duhet të na kontaktojnë menjëherë”, shtoi ajo.
Sipas raportimeve, policia njoftoi se po ashtu gjashtë persona të tjerë janë vënë në pranga me dyshimin për ndihmë ndaj të arrestuarve, duke e çuar numrin total të personave të marrë në paraburgim në 10.
Sipas raportimeve, policia njoftoi se edhe gjashtë të tjerë janë vënë në pranga me dyshimin për ndihmë ndaj të arrestuarve, duke e çuar numrin total të personave të marrë në paraburgim në 10.
Top Channel