LIVE/ Një javë luftë në Lindjen e Mesme, forcat amerikane fundosin transportuesen iraniane të dronëve. Izraeli godet 26 herë Bejrutin. Trump: Pas Iranit e ka radhën Kuba
Tre gra janë marrë në pyetje në hetimin ndaj ish -pronarit të Harrods, Mohamed Al Fayed, kryesisht nën dyshimin për bashkëpunim në përdhunim dhe trafikim qeniesh njerëzore me qëllim shfrytëzimin seksual, tha policia britanike.
Gratë dhanë deklarata midis 25 shkurtit dhe 5 marsit. Ato nuk janë arrestuar dhe hetimi është duke vazhduar, tha policia në një deklaratë.
Të dyshuarit e parë që do të merren në pyetje
Është hera e parë që policia e Londrës ka marrë në pyetje të dyshuarit si pjesë e këtij hetimi, një nga “më të mëdhenjtë dhe më kompleksët” që ka ndërmarrë ndonjëherë.
Një total prej 154 viktimash kanë dalë përpara për të akuzuar egjiptianin Mohamed Al Fayed për sulm seksual, përdhunim, shfrytëzim seksual dhe trafikim qeniesh njerëzore. Al Fayed, i cili përveç Harrods ishte pronar i hotelit luksoz Ritz në Paris, vdiq në vitin 2023, në moshën 96 vjeç, pa u marrë kurrë në pyetje nga policia, pavarësisht ankesave të shumta kundër tij. Shumica e viktimave ishin shitëse ose asistente të reja në Harrods.
BREAKING: Three women have been interviewed under caution by the Metropolitan Police over suspicions of enabling Mohamed al Fayed's abuse.
Sky's @BarbaraGSerra reports ⬇️
Read more 🔗 https://t.co/hNd1EB6rvT
📺 Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/7Lwe2Vx4YR
— Sky News (@SkyNews) March 6, 2026
Çështja u rihap pas një hetimi të BBC-së të transmetuar në shtator 2024. Ankesat kanë të bëjnë me incidente nga viti 1977 deri në vitin 2014. Tre gratë që dëshmuan janë të moshës 40-60 vjeç, tha policia, pa dhënë sqarime të mëtejshme.
Në drejtësi çdo person i përfshirë
“Edhe pse Al Fayed nuk është më gjallë për t’u përballur me drejtësinë, ne jemi të vendosur të nxjerrim para drejtësisë këdo që besohet se ka luajtur një rol në krimet e tij”, tha Angela Craggs, kreu i Policisë Metropolitane.
Autoritetet franceze kanë hetuar gjithashtu që nga vera e kaluar një rrjet trafikimi në shkallë të gjerë që dyshohet se është ngritur nga Mohamed Al Fayed. Disa gra kanë dalë hapur në Paris, dhe njëra prej tyre, Christina Svensson, e cila punonte si asistente e Al Fayed në Ritz, i tha AFP-së se pronari i hotelit “e abuzonte atë sa herë që e shihte”.
Top Channel