Shpalli zgjedhjet e e parakohshme, Osmani takon krerët e partive për caktimin e datës. LVV nuk merr pjesë

06/03/2026 11:41

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mblodhi sot liderët e partive për caktimin e një date për zgjedhjet.

Edhe pse pa liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin, presidentja e Kosovës, zhvilloi takimin me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ky takim erdhi pas dekretit të saj për shpërndarjen e Kuvendit, të cilin e bëri të ditur gjatë konferencës për media këtë mëngjes.

Osmani tha se qëllimi i takimit është konsultimi formal me partitë për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja. “Sot do të ftohen liderët e partive për datën e zgjedhjeve, sepse është obligim që të konsultohen paraprakisht. Kjo është pasojë e nevojshme menjëherë pas shpërndarjes së Kuvendit, që të shpallen edhe zgjedhjet e reja. Pas këtij konsultimi do të caktohet data,” u shpreh ajo.

Takimi pritet të jetë hapi i parë drejt organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në vend.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB