Dyshohen për bashkëpunim në përdhunime/ Tre gra merren në pyetje në Britani si pjesë e hetimit ndaj pronarit të Harrods, Mohamed Al Fayed Gjykata Europiane e Drejtësisë vendosi se shtetet e BE-së mund të kërkojnë që të huajt nga vendet jashtë Bashkimi Europian të kenë leje afatgjatë qëndrimi në mënyrë që të përfitojnë ndihma sociale të cilat nuk lidhen me punësimin.
Ky vendim vlen veçanërisht për përfitimet sociale të financuara nga fondet shtetërore, si shtesa për pensionistët me të ardhura të ulëta, dhe jo për ndihmat e lidhura me kontributet e punës.
Vendimi u mor pas padisë së një gruaje shqiptare që jetonte ligjërisht në Itali për dhjetë vjet me djalin e saj, thotë DW. Ajo kishte leje qëndrimi dyvjeçare dhe leje pune, por nuk kishte punuar kurrë. Kur aplikoi për shtesën e pensionit bazë, kërkesa u refuzua sepse nuk kishte leje qëndrimi afatgjatë. Gjykata Kushtetuese italiane ia referoi çështjen Gjykatës Europiane, e cila interpretoi ligjet e BE-së mbi trajtimin e barabartë në sigurimet shoqërore.
Gjykata shpjegoi se shtesat e tilla janë ndihmë sociale e pavarur nga kontributet dhe financohen nga fondet shtetërore për të mbrojtur individët nga vështirësitë ekonomike. Prandaj, shtetet mund të vendosin kushte që tregojnë një nivel të caktuar integrimi, si për shembull leja e qëndrimit afatgjatë.
Edhe qytetarët e BE-së mund të kërkojnë ndihma sociale vetëm nëse kanë të drejtë të qëndrojnë përgjithmonë në vendin përkatës.
Top Channel