LIVE/ Një javë luftë në Lindjen e Mesme, forcat amerikane fundosin transportuesen iraniane të dronëve. Izraeli godet 26 herë Bejrutin. Trump: Pas Iranit e ka radhën Kuba
Një sinjal i pazakontë radiofonik, i quajtur ASKAP J005512-255834, është zbuluar nga radioteleskopi australian SKA Pathfinder (ASKAP) në Australinë Perëndimore, duke ofruar një nga shembujt më bindës të jehonës së një shpërthimi të rrezesh gama që nuk ishte drejtuar drejtpërdrejt drejt Tokës.
Studimi, i drejtuar nga Universiteti i Sidneit dhe duke përfshirë Institutit Kombëtar të Astrofizikës në Itali, tregon se këto “fantazma” kozmike prodhojnë valë shoku që zgjerohen gradualisht në hapësirë dhe mund të dallohen edhe kur shpërthimi fillestar nuk është i dukshëm për teleskopët tokësorë.
Sinjali i identifikuar u intensifikua shpejt, duke arritur një fuqi krahasueshme me valët radiofonike të miliarda yjeve, përpara se të zbehej gradualisht. Ai nuk ishte i dukshëm në dritën e dukshme apo rrezet X, duke e bërë këtë zbulim një nga rastet më të rralla dhe më ekstravagante të astronomisë moderne.
Studiuesit po shqyrtojnë edhe mundësinë që sinjali të ketë origjinën nga një yll që kaloi shumë afër një vrime të zezë, por të gjitha karakteristikat përputhen me pritshmëritë për jehonën e një shpërthimi rrezesh gama.
Ky zbulim ofron një dritare të re për studimin e ngjarjeve më ekstreme kozmike dhe shënon një hap të rëndësishëm në kuptimin e universumit tonë.
Top Channel