Theu masën e sigurisë dhe kërcënoi një person, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë, i gjenden kokainë dhe pistoletë
05/03/2026 14:35
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 31-vjeçar për shkak se ditën e djeshme theu masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ dhe kërcënoi një person.
Shtetasi me iniciale A. P., 31 vjeç, banues në Tiranë, u kap dje nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, me një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë dhe 1 armë të dyshuar sportive.
Ky shtetas, dje, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe dyshohet se ka kanosur një shtetas, në rrugë, me armën sportive që posedonte, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel