Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori
Partia Socialiste kërkoi që të ndërpriten diskutimet dhe më pas kaluan në votimin e projektligjeve.
Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, u miratua me 81 vota pro dhe asnjë kundër.
Pro-81
Kundër -0
Abstenim-0
Gjithashtu u miratua edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave (huamarrësi), dhe KfË Frankfurt am Main (KfË), për programin “Infrastruktura bashkiake V – faza II””.
Pro-80
Kundër-0
Abstenim-0
Projektligji “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale” miratohet me 81 vota.
Pro-81
Kundër-0
Abstenim-0
Miratohet me shumicë votash projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 46/2018, “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, të ndryshuar”.
Pro-81
Kundër-0
Abstenim-0
Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”, nuk u miratua në parim nga maxhoranca.
Pro-0
Kundër-79
Abstenim-0
Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 68/2017, “Për financat e vetëqeverisjes vendore””, po ashtu nuk u miratua.
Pro-0
Kundër-78
Abstenim-0
Projektvendimi “Për një shtesë në vendimin nr. 65/2025, “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”, i fundit në seancë u miratua me 80 vota pro.
Pro-80
Kundër-0
Abstenim-0
Pavarësisht tensioneve dhe ndërprerjeve të opozitës, u votua që të kalohet në votim. Seanca plenare u ndërpre disa herë, fillimisht pas tensioneve të demokratëve në foltore.
Më pas rikthimi ishte po i njëjtë ku Klevis Balliu më pas u përplas fizikisht me Taulant Ballën.
“Unë e mirëkuptoj shumë që kjo nuk ka të bëjë fare me çfarë u keqkuptua në atë fjalë, por do kisha dashur shumë që të kishim reaguar njësojë kur u fyer njëra prej kolege këtu dhe nuk u kërkuar as falje. Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, pash që nuk u kërkua falje dhe as nuk u mor mundimi për çfarë nuk u tha dhe në adresë të familjes time dhe motrave të mia të Grupit Parlamentar. Unë e kuptojë që këtu po rritet tensioni. Një gjë po jua them sot, ju Shqipërisë, ju neve, s’po e them po, po harrojeni se ju na pengoni ne në punën tonë. Kërkojë të kalojmë në votim”, deklaroi Balla gjatë seancës.
Top Channel