Në kërkim për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, arrestohet 34-vjeçari në pikën kufitare të Morinës

05/03/2026 14:02

Një 34-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, është vënë në pranga në hyrje të Shqipërisë.

Ai akuzohet se ka siguruar një sasi lënde plasëse që është gjetur në një banesë në lagjen nr.10, Durrës, në vitin 2022, e cila nga hetimet rezultoi se do të përdorej për ngjarje kriminale.

Si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, u bë e mundur kapja në hyrje të RSh-së, në PKK Morinë, dhe ndalimi i shtetasit K. L., 34 vjeç, banues në Dibër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Durrësit, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”. Ai akuzohet se ka siguruar një sasi lënde plasëse që është gjetur në një banesë në lagjen nr.10, Durres, në vitin 2022, e cila nga hetimet rezultoi se do të përdorej për ngjarje kriminale.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB