Italia do të dërgojë ndihmë në vendet e Gjirit pas sulmeve iraniane, Meloni: Duhet të mbrojmë njerëzit tanë
Shpërthime u dëgjuan në Jerusalem këtë mëngjes pas një serie të re lëshimesh raketash nga Irani, ndërsa shërbimet izraelite të emergjencës thanë se deri më tani nuk ka pasur viktima.
Ushtria izraelite kishte shpallur tre alarme për shkak të lëshimeve të raketave iraniane në dy orë para sulmit iranian.
Ndërkohë ushtria pretendon se ka shkatërruar rreth 300 raketahedhës në Iran që nga fillimi i luftës të shtunën.
Zëdhënësi Nadav Shoshani tha se operacionet kundër raketahedhësve dhe objekteve të magazinimit të raketave kishin kontribuar në një ulje të numrit të lëshimeve nga Irani, të cilat ai tha se po vëreheshin çdo ditë.
Sipas Shoshanit, forcat e armatosura iraniane tani qëllojnë vetëm një raketë në të njëjtën kohë drejt Izraelit, ndërsa deri më tani ata qëllonin me breshëri në intervale të rregullta.
Top Channel