Qeveria e Islandës do t’i propozojë parlamentit të vendit që të mbahet një referendum në vjeshtë nëse vendi duhet të rifillojë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, raportoi transmetuesi publik RUV.
Sipas burimit, qeveria do të paraqesë një projektligj mbi këtë çështje javën e ardhshme dhe referendumi ka të ngjarë të caktohet për në fund të shtatorit.
Reykjaviku u tërhoq nga bisedimet e pranimit në BE në vitin 2013 pas katër vitesh negociatash.
Rritja e kostove të jetesës dhe lufta në Ukrainë kanë ringjallur interesin e kombit ishullor për t’u bashkuar me bllokun, sipas sondazheve të opinionit. Një faktor tjetër që e bën çështjen më urgjente kanë qenë kërcënimet e fundit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të aneksuar Groenlandën.
Në shkurt, Kryeministri Kristún Frostdottir tha se referendumi do të mbahet në muajt e ardhshëm.
Top Channel