39-vjeçari shkrep armën e zjarrit në rrugë, plagoset 45-vjeçari, autori arratiset

05/03/2026 21:31
Foto Ilustruese

Një person ka qëlluar me armë zjarri në rrugë, e për pasojë është plagosur një 45-vjeçar.

“Rreth orës 21:10, në vendin e quajtur Ura Dervishbeg, në rrugë në afërsi të një ambienti servis, dyshohet se shtetasi I. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë, është plagosur shtetasi G. H., 45 vjeç, i cili ka marre demtime ne kembe dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB