Gjyqtarja e Posaçme mbetet e bllokuar në Dubai pas pezullimit të fluturimeve si pasojë e luftës, shtyhet seanca e “Plumbit të Artë”
05/03/2026 15:13
Gjykata e Posaçme ka shtyrë disa seanca gjyqësore për shkak të mungesës së gjyqtares Engjëllushe Tahiri.
Kjo për shkak se zonja Tahiri ndodhet prej disa ditësh në Dubai, ku është bllokuar për shkak të pezullimit të fluturimeve si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme.
Një nga seancat e cila është shtyrë sot, është edhe ajo e “Plumbit të Artë”, e cila është caktuar për në datë 10 mars ora 10:00.
Top Channel