Greqia nënshkruan marrëveshjen për fillimin e shpimeve për “Bllokun 2” në Jon, vlerësohet deri në 270 miliardë metra kub gaz natyror Këtë të enjte nis manifestimi gjithë popullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
28 vjet më parë Familja Jashari në Prekaz u rrethua për të tretën herë nga ushtria jugosllave e serbe e sot nderohen ata që bënë sakrificën sublime për lirinë e Kosovës. Nderimi i familjes Jashari nisi në shkolla ku u ligjërua për qëndresën e Jasharëve, për të vazhduar me mbledhjen solemne të qeverisë dhe të kuvendit. Krerët shtetëror thanë se sakrifica e Jasharëve është udhërrëfyes për Kosovën.
Në praninë e Rifat Jasharit, liderët politikë thanë se disa njerëz janë vetë historia, njëjtë sikur edhe Jasharët.
Në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kazermën Adem Jashari, u bë rreshtimi i kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Me 5,6 dhe 7 mars të 1998 përgjatë sulmeve tre ditore, nga forcat serbe u vranë 56 anëtarë të familjes Jashari dhe kushërinjve të tyre.
Top Channel