Dosja ‘Toyota Auris’/ U dënua me burg, shkarkohet nga detyra ish-prokurori Aurel Zarka

05/03/2026 18:48

Ish-prokurori i Vlorës, Aurel Zarka, i dënuar me 2 vite e 8 muaj burg pasi rezultoi i përfshirë në dosjen “Toyota Auris”, është shkarkuar nga detyra.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) 42/2024, datë 28.10.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 779, datë 28.06.2024, për subjektin e rivlerësimit Aurel Zarka.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 779, datë 28.06.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Aurel Zarka. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, më datë 05.03.2026, në Tiranë”, thuhet në njoftim.

Akuzat që rëndojnë ndaj Zarkës janë ushtrimi i ndikimit të paligjshëm dhe korrupsioni mbasi si135 deklaroi prokurori që e hetoi, ai komunikon përmes aplikacionit Sky Ecc me ish-oficeren Erjona Daupaj për të ndërhyrë në fatin e dosjes Toyota Auris, si dhe në dy çështje të tjera në qytetin bregdetar.

Në dhjetor të 2025, ish-prokurori i Vlorës, Aurel Zarka bëri rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin e dënimit me 2 vite e 8 muaj burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB