Dasma e parë për këtë edicion të pestë të “Big Brother VIP”, martohen Selin dhe Gimbo, atmosferë fantastike në shtëpi
05/03/2026 21:58
Selin dhe Gimbo janë çifti që po realizojnë dasmën e parë për këtë edicion të pesë të “Big Brother VIP”.
Ata të dy kanë ecur drejt altarit, teksa të pranishëm kanë qenë edhe banorët e tjerë, përshirë edhe “armiqtë” brenda shtëpisë.
Selin shkëlqeu me fustanin e bardhë të nusërisë, e Gimbo me seriozitetin e një dhëndri.
Ata i dhanë premtimet njëri-tjetrit, teksa personi që i martoi ishte Mateo.
Më pas kanë kërcyer nën ritmet e muzikës tradicionale shqiptare.
Top Channel