Zgjedhjet për President në Kosovë, kryetarja e Kuvendit: Nuk mund të thërras seancën me një kandidat
Pak më shumë se 24 orë nga përfundimi i afatit kushtetues për përzgjedhjen e kandidatëve për President të Kosovës, kryetarja e shtetit në detyrë, Vjosa Osmani ka refuzuar të jetë pjesë e garës.
Kryetarja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Negavci, ka bërë të ditur se kjo forcë politike i ka ofruar Presidentes në detyrë 30 firmat e nevojshme për t’u futur nesër në garë në raundin e parë.
Por siç është mësuar, Osmani e ka refuzuar garën, ku deri tani i konfirmuar është ministri i Jashtëm i qeverisë Kurti, Glauk Konjufca.
Opozita, megjithëse u përfshi në negociatat paraprake me Vetëvendosjen ka refuzuar të jetë pjesë e procesit pasi Albin Kurti nxori emrin e Konjufcës.
Ndërkohë shefja e stafit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka demantuar Arbërie Nagavcin e Vetëvendosjes kur tha që i janë ofruar 30 nënshkrime Osmanit për të zyrtarizuar kandidaturën.
Top Channel