Probleme shëndetësore te Newcastle, skuadra ‘pushtohet’ nga një virus, ja si është gjendja

04/03/2026 11:41

Javën e ardhshme, Newcastle do të presë St.James Park, Barcelonën për ndeshjen e parë të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve, por gjendja fizike e futbollistëve të skuadrës angleze nuk është optimale.

Trajneri i Newcastle, Eddie Howe, përpara sfidës me Manchester United deklaroi se një virus ka prekur skuadrën e tij dhe i fundit që u bë viktimë e këtij virusi ishte Nick Woltemade.

Futbollisti gjerman që u ble në muajt e verës për 80 milionë euro për të zëvendësuar Aleksandër Isak në repartin e sulmit është raportuar nga trajneri Howe i sëmurë dhe se nuk është stërvitur që nga e shtuna. Ndërkaq, në ndeshjen e fundjavës së kaluar kundër Evertonit që u mbyll me fitoren e këtij të fundit 3-2, u pa mesfushori Jacob Ramsey të villte. Si ai ashtu edhe Ëoltemade u zëvendësuan në pjesën e dytë.

Por ndryshe nga sa tha për Woltemade, për Jacob Ramsey, trajneri Howe tha se është stërvitur mirë dhe se është në dispozicion të trajnerit të Neëcastle për ndeshjen me Manchester United.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB