Gjashtë banorë në televotim, njëri prej tyre largohet të shtunën nga Big Brother
Një debat i ashpër ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother Vip 5 mes Rogertit, Mateos dhe Selin.
Gjatë debatit Rogerti ka akuzuar Selinën për marrëdhëniet e saj me meshkujt dhe interesin e saj për pasurin e tyre.
Nga ana tjetër Selin i është përgjigjur Rogertit duke i kujtuar prejardhjen e tij familjare dhe marrëdhënien me gruan.
Në debat është përfshirë edhe Mateo i cili i është drejtuar Rogertit duke e quajtur atë një burrë të degjeneruar.
Pjesë nga debati:
Rogerti: Vajzat e familjeve të pasura ty vëlla as qurrat nuk ti hedhin se dukesh si kalama.
Mateo: Unë i kam treguar vlerat e mia dhe karakterin këtu brenda.
Rogerti: Ça vlerash o vëlla?
Mateo: Nuk kam dalë si ti i degjeneruar në Prime, të tha Monika përjashta, pis i degjeneruar.
Rogerti: A e di kush të merr ty, gocat si Selin që nuk kanë kokërr leku jashtë dhe të grijnë ty nga lekët. Gocat si Selin që në fund të marrin dhe pasurinë.
Selin: Prapë me akuza ti ordiner, nuk zë mend.
Mateo: Prapë të degjenerova.
Rogerti: Çfarë të dua unë them, pse të djeg ty?
Selin: Përmende emrin tim, o injorant.
Rogerti: Ky është familje borgjeze dhe ka lek, ti nuk ke, pse të vjenë inat, ti burrë me lekë do, se burrë pa lekë nuk do.
Selin: Pse duhet të ketë patjetër lek?
Rogerti: Gimbo është vetëm për lojë.
Selin: E ke bërë ti këtë në jetën tënde?
Rogeti: Ti do vetëm çuna me lek moj gocë.
Selin: E ke bërë në jetën tendë, vjenë nga familje borgjeze edhe ke marrë një të varfër.
Rogerti: Faleminderit!
Selin: Se një njëri që akuzon, duhet ta ketë përjetuar vetë.
Rogerti: Faleminderit që përmend familjen time, pas mesazhit që unë dhashë në studio dhe këtu prapë më përmend familjen.
Selin: Ti je një rrugaç.
Në primen e së martës Selin dhe Rogerti patën një debat të ashpër me njëri-tjetrin, pasi ky i fundit ka komentuar marrëdhëniet seksuale të Selinës me meshkujt. Ndërkohë pas debatit opinionistja, Monika Kryemadhi i ka kërkuar Rogertit që të lërë shtëpinë.
Më pas banori u largua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe duke shkuar në studio, aty ku u penduar për veprimin e tij dhe vendosi të rikthehej përsëri në shtëpi për të vazhduar rrugëtimin për Çmimin e Madh.
View this post on Instagram
Top Channel