Orët e fundit të skadimit të afatit për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë. Kurti mbledh deputetët, ja çfarë thotë për Vjosa Osmanin e Andin Hotin

04/03/2026 13:48

Kryeministri Albin Kurti ka mbledhur grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, disa orë para afatit të fundit të zgjedhjes së Presidentit.

“Jemi duke shkuar në mbledhjen e grupit parlamentar, besoni që nga pak edhe unë jam kureshtar si ju”, tha Kurti kur u pyet nëse është Vjosa Osmani kandidate për presidente.

Ndërkohë i pyetur për Andin Hotin, Kurti tha se është çështje orësh kur do merret vesh.

“Është çështje orësh deri sa ti marrim vesh të gjitha bashkë”, u shpreh kryeministri Kurti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB