Sulmi me dron në Qipro/ “Nuk e kishim imagjinuar kurrë këtë”, banorët e zonës kërkojnë tërheqjen e pajisjeve ushtarake nga ishulli
Sot shënohet dita e pestë e sulmit të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.
Funerali i liderit suprem Khameneit fillon sot, me tre ditë përkujtime. Ndërkohë djali i tij, Mojtaba, është Udhëheqësi i ri Suprem pas vrasjes së të atit.
Sakaq, Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë nisur një valë sulmesh në të gjithë Iranin.
Përditësimet LIVE, 4 Mars 2026
Mbërritja e fregatave “Kimon” dhe “Psara” në zonën e Qipros kanë rritur sigurinë jo vetëm për shtetin ishullor, por edhe për gjithë vendet e Ballkanit.
11:30 Masakër me dronë kamikazë, Irani kërcënon Europën: Franca aeroplanmbajtëse bërthamore në Mesdhe
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë vazhduar të shënjestrojnë Iranin, dhe konflikti po zgjerohet: Izraeli goditi edhe Libanin, ndërsa raketat e regjimit Iranian kanë shkaktuar dëme e panik në Jeruzalem, Dubai e Doha.
Irani është “në gjendje lufte” dhe do të veprojë “me vendosmëri kundër atyre që veprojnë kundër Republikës Islamike”, ky ishte paralajmërimi i gjyqësorit për popullsinë iraniane.
Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë thënë se nuk presin që konflikti i përshkallëzuar mes SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit të ketë një ndikim të menjëhershëm në sigurinë e furnizimit me gaz natyror për vendet e BE-së, sipas një njoftimi të transmetuar tek qeveritë e vendeve anëtare.
Sulmet ajrore të SHBA dhe Izraelit mbi Teheran po përshkallëzohen, ndërsa Izraeli njofton goditje të reja “në shkallë të gjerë” ndaj infrastrukturës së regjimit.
Raketat e Iranit kanë një rreze që shtrihet më shumë nga sa mund të mendohej. Zyrtarë izraelitë kanë publikuar një hartë që tregon se raketat e Republikës Islamike mund të arrijnë deri në Europë. Me konfliktin në Lindjen e Mesme që nuk jep shenja qetësimi, është shtuar frika e një zgjerimi të tij.
CIA thuhet se po punon për të armatosur forcat kurde me qëllim nxitjen e një kryengritjeje popullore në Iran, sipas burimeve të shumta të njohura me planin që folën për CNN.
Sot është sulmuar një anije luftarake Iraniane në det, jashtë brigjeve të Sri Lankës.
Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me homologun e tij izraelit, sipas një deklarate nga ministria e jashtme e Kinës.
Pentagoni ka publikuar detajet e 4 ushtarëve të vdekur amerikanë që u vranë nga një sulm iranian me dron në Kuvajt.
Ushtria izraelite tha se forcat e saj ajrore rrëzuan sot një avion luftarak iranian mbi Teheran.
Izraeli ka filluar “sulme në shkallë të gjerë që synojnë objektivat e regjimit terrorist iranian në Teheran”, thuhet në një deklaratë të publikuar sot në mëngjes nga Forcat Mbrojtëse izraelite (IDF).
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha të martën se çdo pasardhës i Udhëheqësit Suprem iranian Ali Khamenei do të jetë një “objektiv” për eliminim.
Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, tha se ambasadori iranian u thirr sot në ministrinë e tij, me qëllim që të shprehte protestën e qeverisë italiane për lëshimin e një droni kundër bazës britanike në Qipro.
Një zyrtar i lartë amerikan tha të martën se gati 2,000 objektiva janë goditur nga forcat amerikane që nga fillimi i luftës kundër Iranit të shtunën, duke vënë në dukje se intensiteti i operacioneve ishte i lartë që nga orët e para.
Të paktën gjashtë persona u vranë nga bombardimet izraelite në dy qytete në jug të Bejrutit, njoftoi Ministria libaneze e Shëndetësisë në orët e para të mëngjesit.
07:36 Lufta në Lindjen e Mesme, SHBA urdhëron largimin e stafit nga Ambasada Amerikane në Qipro
Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar një direktivë për të larguar personelin nga Ambasada Amerikane në Qipro, si pjesë e masave paraprake të sigurisë të marra për shkak të tensionit në rritje në Lindjen e Mesme.
Top Channel