Sulmi me raketë balistike nga Irani në hapësirën ajrore të Turqisë, reagon Ministria e Jashtme shqiptare: Veprime të papërgjegjshme Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërmarrë një fushatë kontrolli në kantieret e ndërtimit në Tiranë dhe nga 70 subjekte të kontrolluara deri më tani, gati 90% janë konstatuar me shkelje në drejtim të sigurisë teknike.
Në një takim me shoqatën e ndërtuesve kryeinspektori i IKMT Afrim Qendro renditi edhe shkeljet.
“Ikmt nuk duhet të shihet si një institucion gjobvënës. Kontrollet janë shtrirë edhe në golem, ku ka një intensitet të konsiderueshëm ndërtimi, ndërsa më pas do të zgjerohen në gjithë vendin.”
Kryeinspektori Dashnor Sula lajmëroi se kontrolle të thelluara do të nisin edhe ndaj produkteve të mishit, bukës apo dhe miellit, për të shmangur abuzimet si dhe rritur sigurinë ushqimore.
“Tolerancë zero ndaj subjekteve që shkelin ligjin sa i takon pesticideve. Ju jeni garantorët që të kontrolloni gjithçka dhe që të mos lejoni që asnjë prodhim vendas të mos jetë në nivelin e duhur. Në të gjithë prodhimin, bulmetin, mishin, cilësia është kryesorja. Nëse ka biznese që tentojnë që në prag të skadencës së një produkti, tentojnë të ndërrojnë etiketën, duhet ti parandaloni.”
Sipas kryeinspektorit çdo abuzim do të ndëshkohet sipas ligjit ndërsa deri në fund të vitit sipas tij pritet të jetë në funksion një sistem tërësisht i digjitalizuar inspektimi.
Top Channel