Akuzohen për spiunazh me Kinën, arrestohen 3 burra në Britaninë e Madhe Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka mbrojtur publikisht qëndrimin e qeverisë së tij kundër bombardimit të Iranit, pas kërcënimeve nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për ndërprerje të marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve.
Në një fjalim televiziv të mërkurën në mëngjes, Sánchez theksoi se pozicioni i Madridit përmblidhet me fjalët: “jo luftës”.
Sánchez paralajmëroi që të mos përsëriten “gabimet e së kaluarës”, duke iu referuar pushtimit të Irakut në vitin 2003, që sipas tij nuk arriti objektivat dhe solli pasiguri, duke përkeqësuar jetën e shumë qytetarëve. Ai shtoi se sulmet ndaj Iranit mund të kenë pasoja të ngjashme ekonomike për miliona njerëz dhe se qeveria spanjolle po shqyrton masa për të zbutur ndikimin e mundshëm.
Një ditë më parë, Presidenti Trump u zotua të “ndërpresë të gjitha lidhjet” me Spanjën, duke e cilësuar vendin si “të tmerrshëm”, pasi Madridi refuzoi të lejonte përdorimin e bazave të tij ushtarake nga SHBA për sulme ndaj Iranit.
Qeveria spanjolle i kishte cilësuar sulmet si një “ndërhyrje ushtarake të pajustifikuar dhe të rrezikshme”, duke thelluar përplasjen diplomatike mes dy vendeve.
Top Channel