“Ai pis më ka shkatërruar familjen, s’ua fal abortin e dy fëmijëve të mi”/ Prokurori Ols Dado zbulon përplasjen me Veliajn: Ia kemi dorëzuar aktet, i refuzoi dhe më ofendoi Gjykata e Posaçme Antikorrupsion shpalli të mërkurën vendimin për të pandehurit e dosjes së “Sterilizimit”, duke dënuar me 28 vite burg në total tetë të përfshirët, mes të cilëve ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, ish-zyrtarë të kësaj ministrie, mjekë dhe biznesmenë.
Gjykata e Posaçme ka dënuar nga 6 vite burg ish-zëvendësministrin Rrjepaj për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikim në dosjen “Sterilizmi”.
Në aplikim të gjykimit të shkurtuar ish-zëvendësministri do të vuajë 4 vite burg. Edhe biznesmeni Ilir Rrapaj, që mori tenderin e sterilizimit për pajisjet mjekësore në shtet, është dënuar me 6 vite burg, që nga gjykimi i shkurtuar i ulet në 4 vite.
Dy ish-zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, drejtoresha juridike, Marsela Serjanaj, dhe drejtori ekonomik, Sajmir Kadriu, janë dënuar nga GJKKO me nga 3 vite e 6 muaj burg, por që të dy fitojnë lirinë, kanë përmbushur afatet e dënimit në arrest shtëpie.
Petraq Mersini dhe mjeku Arben Gjata janë dënuar nga Gjykata e Posaçme me nga 3 vite e 6 muaj burg, por nuk do të qëndrojnë në qeli, pasi dënimi iu është konvertuar në shërbim prove për 24 muaj.
Genc Byrazeri është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, të cilat i konvertohen në 80 orë pune në interes publik. Ndërsa Naile Ajazi është dënuar me 2 vite shërbim prove.
Për çështjen e “Sterilizimit”, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, po gjykohet veçmas me procedurë të zakonshme.
Top Channel