Mbërritja në Qipro e fregatës “Kimon” dhe “Psara”, garanci për gjithë Ballkanin, arrijnë të bllokojnë çdo tentativë të Iranit për sulm
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka akuzuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, se ka minuar negociatat bërthamore mes dy vendeve.
Në një postim në rrjetet sociale, Araghchi deklaroi se Presidenti Trump i trajtoi negociatat komplekse si një “transaksion pasurish të paluajtshme”.
“Kur negociatat komplekse bërthamore trajtohen si një transaksion pasurish të paluajtshme dhe kur gënjeshtrat e mëdha errësojnë realitetet, pritjet jorealiste nuk mund të përmbushen kurrë. Rezultati? Bombardimi i tryezës së negociatave nga inati”, shkroi ai.
Sipas kryediplomatit iranian, Presidenti Trump “tradhtoi diplomacinë dhe amerikanët që e zgjodhën atë”, duke thelluar përplasjen politike mes Teheranit dhe Uashingtonit.
Top Channel