Trump nuk përjashton mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Iran: Do të jenë atje nëse është e nevojshme

02/03/2026 17:33

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Iran, nëse situata do ta kërkojë një gjë të tillë.

Trump theksoi se administrata e tij po shqyrton të gjitha opsionet.

“Unë nuk them, si çdo president, ‘Nuk do të ketë trupa në terren’. Unë them, ‘Ndoshta nuk kemi nevojë për to’, ose ‘Ata do të jenë atje nëse janë të nevojshëm’”, u shpreh ai.

Trump shtoi gjithashtu se Operacioni “Epic Fury” është “shumë përpara afatit”, duke lënë të kuptohet se zhvillimet në terren po ecin sipas planit të administratës amerikane.

Deklarata e tij vjen në një kohë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ndërsa mbetet e paqartë nëse Uashingtoni do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm ushtarakë në rajon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB