Nis bllokada në Ngushticën e Hormuzit, paralajmërimi i Trump: Do të shkatërrojmë çdo anije që tenton të afrohet 13/04 16:50
Ka shkuar në gjashtë numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në Kuvajt.
Një përditësim nga Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) thotë se gjashtë ushtarë amerikanë janë vrarë në aksion.
Sipas BBC forcat amerikane kanë marrë trupat e “dy ushtarëve të zhdukur më parë nga një strukturë që u godit gjatë sulmeve fillestare të Iranit në rajon”.
“Operacionet e mëdha luftarake vazhdojnë”, thuhet në njoftim.
Pete Hegseth tha të hënën se ngjarja ndodhi kur një municion i ardhur goditi një qendër operacionale taktike në Kuvajt.
Ushtria bëri të ditur se identitetet e ushtarakëve të rënë nuk do të publikohen për 24 orë, në mënyrë që fillimisht të njoftohen familjarët e tyre më të afërt.
Top Channel