Lufta në Lindjen e Mesme, nga Izraeli në Kuvajt, sa viktima janë shënuar deri më tani 02/03 09:16
Irani ka deklaruar se nuk do të rikthehet në tryezën e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mes raportimeve për përpjekje për rifillim të dialogut mes Teheranit dhe Uashingtonit.
Shefi i sigurisë së Iranit, Ali Larijani, tha në një postim në rrjetin social X se vendi i tij “nuk do të negociojë me Shtetet e Bashkuara”, duke hedhur poshtë spekulimet për një ringjallje të bisedimeve.
Larijani reagoi ndaj raportimeve se zyrtarë në Teheran po planifikonin të rifillonin negociatat me Uashingtonin.
Ai mban postin e sekretarit të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit dhe ka shërbyer më parë si këshilltar i udhëheqësit suprem iranian, të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei.
Top Channel