LIVE/ Trump: Arritëm marrëveshje 15-pikëshe me Iranin, nuk ka më armë bërthamore! Bie nafta, sulmet kundër objekteve energjetike ndalen për pesë ditë. Teherani: Lajme të rreme
Mazhoranca dhe opozita nuk e gjetën dakordësinë për të dalë me një raport të përbashkët, ndaj 5 anëtarët e opozitës në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit dorëzuan raportin e tyre në Kuvend për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
“Ne jemi pro kërkesës së SPAK. Pro drejtësisë. Pro barazisë përpara ligjit”, tha Gazment Bardhi.
Gazment Bardhi citoi Prokurorinë, që sipas tij ka dokumentuar se Balluku ka paracaktuar garën në 11 procedura publike që kapin vlerën e 1.1 miliardë euro.
“Sipas prokurorisë ajo i ka shkaktuar një dëm të madh financiar shtetit shqiptar dhe rrezikon deri në 35 vite burg. Po sipas prokurorisë, gjatë këtyre muajve, ajo po prish provat dhe po kërcënon dëshmitarët, përmes grupeve kriminale dhe përmes vartësve të saj”, tha Gazment Bardhi.
Për t’i dhënë dritën jeshile SPAK duhen 71 vota në Parlament, të cilat opozita nuk i ka. Gazment Bardhi paralajmëroi radikalizim të qëndrimit brenda dhe jashtë sallës në rast se mazhoranca rrëzon kërkesën e prokurorisë së posaçme.
“Dua sot të njoftoj që ditën kur Kuvendi do të shqyrtojë mandatin e Ballukut, PD do të thërrasë në protestë qytetarët përpara parlamentit. Nëse shkon skenari i refuzimit dhe shndërrimit të Kuvendit në bunker, qytetarët do ta trajtojnë Kuvendin si bunker ku janë strehuar të korruptuarit dhe do të duhet të shembet”, tha Gazment Bardhi.
Parlamenti ka afat deri më 12 mars për t’u shprehur zyrtarisht mbi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
Top Channel