LIVE/ Trump: Arritëm marrëveshje 15-pikëshe me Iranin, nuk ka më armë bërthamore! Bie nafta, sulmet kundër objekteve energjetike ndalen për pesë ditë. Teherani: Lajme të rreme 23/03 22:57
Presidenti Donald Trump i tha CNN-së se ushtria amerikane po e “shkatërron” Iranin, por se vala e madhe ende nuk ka ardhur.
“Po i shkatërrojmë shumë”, i tha Trump gazetarit të CNN-së, Jake Tapper.
“Mendoj se po shkon shumë mirë. Është shumë e fuqishme. Kemi ushtrinë më të madhe në botë dhe po e përdorim atë”, shtoi Presidenti i SHBA.
I pyetur nëse SHBA-të po bëjnë më shumë përtej sulmit ushtarak për të ndihmuar popullin iranian të rimarrë kontrollin e vendit të tyre nga regjimi, Trump tha: “Po”.
“Por tani për tani duam që të gjithë të qëndrojnë brenda. Nuk ka siguri atje jashtë. Ne as nuk kemi filluar t’i godasim fort. Vala e madhe as nuk ka ndodhur. E madhja do të vijë së shpejti”, shtoi Trump.
Top Channel