Kërcënimi i ambasadorit iranian në Spanjë: Do të sulmojmë çdo bazë amerikane në Evropë nëse është e nevojshme

02/03/2026 22:01

“Irani do të sulmojë çdo bazë amerikane në Evropë nëse është e nevojshme”, ka kërcënuar ambasadori i Iranit në Spanjë, Reza Zabib.

Ai tha se Irani është “një vend i aftë të reagojë”.

Në të njëjtën kohë, ministri i brendshëm i Spanjës urdhëroi rritjen e mbikëqyrjes dhe sigurisë në të gjithë Spanjën për shkak të kërcënimeve të mundshme.

Kjo erdhi pasi Spanja refuzoi të lejonte SHBA-në të përdorte baza të përbashkëta ushtarake në territorin e saj për të sulmuar Iranin, duke bërë që SHBA-të të tërhiqnin disa avionë KC-135 nga bazat në Cadiz dhe Seville.

Shkatërruesit amerikanë USS Bulkeley dhe USS Roosevelt, të cilët u nisën nga Cadiz javën e kaluar, morën pjesë në sulmet ndaj Iranit, konfirmuan SHBA-të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB