Autoritetet izraelite kërkojnë që civilët të largohen të paktën 1.000 metra nga zonat e banuara dhe të zhvendosen në hapësira të hapura për sigurinë e tyre.
Sipas paralajmërimit zyrtar, kushdo që ndodhet pranë anëtarëve të Hezbollah, objekteve apo aseteve të tij ushtarake “po e vë jetën e tij në rrezik”.
“Për sigurinë tuaj, duhet të evakuoni menjëherë shtëpitë tuaja dhe të zhvendoseni të paktën 1.000 metra larg fshatrave në zona të hapura”, thuhet në njoftim.
Ndër fshatrat dhe qytetet e listuara janë: Sarifa, Maaroub, Selaa (Tyre), Debaal, Bafliyeh, Barish, Arzoun, Qlayleh, Al-Shahabiya (Tayr Zibna), Dardghaya, Bastiyat, Arab Salim, Housh al-Rafqa, Yahmar (Bekaa Perëndimore), Mejdun, Qaraje, Dalafi, Majdal Zoun, Mazraat Buyout al-Sayyad, Xhebel el-Butm, Zibqin, Al-Samaya, Aytit, Qana, Al-Bayyada (Tyre), Deir Aames, Aita al-Jabal (al-Zout), Hanine (Bint Jbeil), Haris, Haddatha, Litifrabeit, Mahrounater, Baraachit, Bint Jbeil, Jmaijmeh, Aitaroun, Safad al-Battikh, El-Bazourieh, Aaynata, Hanawiya, Xhenet, Burj al-Shamali, Maarakeh, Siddiqine, Al-Majadel, Wadi Jilo, Drouiss (Baalbek) dhe Mais al-Jabal.
Ky zhvillim vjen në një kohë tensionesh të larta dhe përplasjeve të vazhdueshme ndërkufitare mes Izraelit dhe Hezbollahut në jug të Libanit, duke rritur frikën për një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës së sigurisë në rajon.