E mitura konsumon dozë të lartë ilaçesh në Korçë, përfundon në spital
02/03/2026 15:28
Një 17-vjeçare sapo është çuar në urgjencën e spitalit të Korçës pasi dyshohet se ka pirë një dozë të lartë ilaçesh.
Ngjarja është regjistruar pak minuta më parë, ndërsa nga burimet mësohet se e mitura ka dashur ti japë fund jetës me mbidozë ilaçesh.
Vajza është gjetur nga familjarët në banesë në lagjen 18. Nuk dihet ende gjendja e saj shëndetësore pasi mjekët po i japin ndihmën e nevojshme.
Policia ndodhet në spital për të bërë hetimet lidhur me shkaqet që çuan të miturën drejt këtij akti.
Top Channel