Aksident në Vishocicë të Devollit, makina përplas për vdekje këmbësoren

02/03/2026 15:07
Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje është regjistruar pak më parë në fshatin Vishocicë, të Devollit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:15, ku shtetasi me iniciale A. P., 49 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se duke lëvizur mbrapsht me automjet, është përfshirë në aksident me shtetasen A. M., 85 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e përplasjes, humbi jetën.

Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB