Video e plotë/ ‘Aksion’ gjatë protestës, tubuesit me molotovë, policia me ujë. Momenti kur ndërhyn Noka dhe shpëton protestuesit
01/03/2026 11:06
Ky është momenti kur mes përplasjes së protestuesve me policinë, ndërhyn edhe demokrati Flamur Noka.
Sikurse duket në videon e siguruar nga gazetarja e Top Channel Elda Menga, protestuesit hedhin vazhdimisht molotovë drejt forcave të policisë.
Policia nga ana tjetër iu kundërpërgjigjet me ujë për të shpërndarë turmën.
Në një moment të kapur në video, gjatë përplasjes me policinë, njëri prej tyre rrëzohet në tokë. Sekretari i PD Flamur Noka ndërhyn dhe tërheq protestuesit.
Top Channel