Sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit, të gjitha pikat e kalimit në Gaza mbeten të mbyllura, rriten shqetësimet për krizë humanitare

01/03/2026 18:18

Të gjitha pikat e kalimit në Rripin e Gazës mbeten të mbyllura, ndërsa vijojnë sulmet mes Iranit dhe Izraelit.

Pikat e kalimit janë jetike për hyrjen e ndihmave humanitare dhe për pacientët që udhëtojnë jashtë Gazës për trajtim mjekësor.

Abed Nasser, një banor i Gazës që priste të udhëtonte për një ndërhyrje përmes pikës së kalimit të Rafah, u shpreh se lajmi për mbylljen ishte tronditës. “Nuk mund ta besoja që më në fund erdhi data e udhëtimit tim, vetëm për të zbuluar se pika e kalimit ishte e mbyllur. Kemi frikë se do të na harrojnë,” u shpreh ai.

Edhe OKB ka paralajmëruar se po përballet me vështirësi në dërgimin e ndihmave jetike në Gaza. Sipas saj, racionet ushqimore u përgjysmuan në shkurt, kryesisht për shkak të mungesës së furnizimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB