Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka pezulluar të gjitha fluturimet drejt Tel Aviv-it dhe Dubai-t.

Shkak i pezullimit është bërë situata e tensionuar në Lindjen e Mesme që ka çuar edhe në mbylljen e hapësirave ajërore. Sipas deklartës zyrtare, fluturimet do të jenë të pezulluar deri në një njoftim të dytë.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton pasagjerët që për shkak të situatës në Lindjen e Mesme dhe mbylljes së hapësirave ajërore, të gjitha fluturimet drejt Tel Aviv dhe Dubait janë anuluar deri në një njoftim të dytë”, deklaron TIA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB