Bombardimet e SHBA dhe Izraelit në Iran, vritet ish-Presidenti Mahmoud Ahmadinejad dhe disa truproja të tij Spektakli më i dashur i humorit rikthehet këtë të diel në mbrëmje në ekranin e Top Channel, nën moderimin e Salsano Rrapit, Nevina Shtyllës dhe Kiara Titos.
“Mirëmbrëma dhe mirë se vini në sezonin e 45-të të Portokallisë”, tha aktoroja Suela Prendi.
Trupa e aktorëve është gati për një tjetër sezon të jashtëzakonshëm plot humor dhe surpriza.
“Na duket sikur po ngjitemi për herë të parë në skenë, I uroj vetes suksese dhe të gjithë kolegëve. Faleminderit publikut që gjithmonë na duartroket, por edhe na kritikon kur duhet”, tha aktori Erdit Asllanaj
“Direkt nga skena, me emocionet e fillimit, mezi e presim edhe këtë sezon të ri. Na kishte munguar, ju premtojmë spektakël, humor dhe të qeshura”, tha moderatoja Nevina Shtylla.
Batuta që argëtojnë të gjithë familjen dhe ironi që thumbojnë realitetin.
“Jemi emisioni më i ri i Portokalli, “Peshk me djathë”, tha aktori Salsano Rrapi.
“Peshk me djathë mos hani njëherë se helmoheni”, tha aktori Gaz Paja.
“Unë ju fus tritolin me gjithë peshk e djathë…”, tha aktorja Cubi Metkaj.
Mbi 1000 shfaqje në 23 vite dhe mijëra karaktere që kanë për vete publikun. Aktorë të rinj dhe të tjera role do të prezantohet këtë sezon, përfshirë “Big Portokalli”.
“E shijoj shumë prezantimin, por sidomos aktrimin dhe jam e lumtur që këtë sezon do të kem disa role të reja”, tha moderatoja Kiarat Tito.
“Çfarë të them unë ty, kjo është e pamoralshme”, tha regjisori Alfredo Shabani.
“Publiku nuk duhet ta humbasë këtë puntatë sepse e gjithë trupa ka përgatitur gjëra shumë të bukura”, tha aktorja Anxhela Muça.
“Publiku është i mrekullueshëm, shumë faleminderit për të gjithë përkrahjen dhe fjalët pozitive”, tha aktorja Greta Cani.
“Kur ka ‘Big Brother’, Minioni është në territorin e tij të Bulevardit, sepse të ftuarit pikant që vijnë nga BBV janë qershia mbi torte”, tha aktori Visjan Ukcenaj.
Teatri i Portokalli mirëpret të gjithë dashamirësit e humorit çdo të mërkurë në mbrëmje në shfaqjet live në studiot e Top Channel ndërsa transmetohet çdo të diel në orën 21:00.
Top Channel