Ra nga lartësia teksa po vendoste një llambë elektrike, i moshuari përfundon në spital
01/03/2026 17:13
Një i moshuar ka përfunduar në spital pasi ra nga lartësia, ndërsa ishte duke vendosur një llambë elektrike.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:50 në Shkodër.
“Rreth orës 16:50, në Spitalin Rajonal Shkodrër është dërguar për mjekim, nga familjarët e tij, shtetasi M. L., 70 vjeç, banues në fshatin Shkodër. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht nga një lartësi, ku ishte duke vendosur një llambë elektrike.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel