“Protesta nuk justifikon dhunën kundër njerëzve dhe pronës”, Ambasada gjermane reagon ashpër pas djegies së ish-vilës së Hoxhës nga protestuesit e opozitës
01/03/2026 18:42
Ambasada Gjermane në Tiranë ka reaguar ashpër ndaj protestës së Partisë Demokratike të zhvilluar ditën e djeshme.
Me anë të një postimi në Facebook, Ambasada është shprehur se e drejta për të demonstruar nuk mund të justifikojë dhunën kundër njerëzve apo pronës.
“Ambasada Gjermane mbështet fuqimisht deklaratën e delegacionit të BE-së kundrejt dhunës së papranueshme gjatë protestave të fundit.
Protesta politike dhe e drejta për të demonstruar nuk mund të justifikojnë kurrë dhunën kundër njerëzve ose pronës. Udhëheqësit politikë duhet të përmbushin përgjegjësinë e tyre për bashkëjetesë paqësore në një demokraci”, ka deklaruar Ambasada.
Top Channel